Drejtor Ekzekutiv

Biografia

Z. Luan Sylaj – Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë


Z. Luan Sylaj ushtron funksionin e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) që nga dhjetori i vitit 2024. Me mbi 25 vite përvojë në menaxhim ekzekutiv, zhvillim institucional dhe administrim financiar, ai ka dhënë kontribut të qëndrueshëm në fuqizimin e sektorit privat dhe në avokimin për përmirësimin e shërbimeve publike në Kosovë.


Në rolin e tij aktual, z. Sylaj udhëheq proceset për zbatimin e politikave zhvillimore në sektorin agro-rural, duke mbështetur fermerët dhe agrobizneset përmes skemave publike dhe fondeve ndërkombëtare. Gjatë drejtimit të tij, angazhohet fuqishëm që AZHB të thellojë përkushtimin ndaj transparencës, dixhitalizimit të shërbimeve dhe rritjes së efikasitetit institucional.


Gjatë karrierës së tij, z. Sylaj ka udhëhequr procese komplekse të zhvillimit organizativ dhe institucional në kuadër të sektorit privat dhe të projekteve të mbështetura nga agjenci ndërkombëtare të OKB-së, me fokus në efikasitet operativ, menaxhim financiar dhe ndërtim të kapaciteteve. Kjo përvojë ndërsektoriale i ka mundësuar të sjellë qasje strategjike dhe të orientuar drejt rezultateve në zhvillimin e politikave mbështetëse për sektorin bujqësor në Kosovë.


Z. Sylaj është Ekonomist i diplomuar nga Universiteti i Prishtinës dhe mban certifikime ndërkombëtare nga institucione si ECDL, Cisco Networking Academy dhe UNHCR Supply Chain Section. Po ashtu, ka ndjekur trajnime ndërkombëtare dhe programe për ngritje të kapaciteteve në fushën e zhvillimit rural dhe politikave agrare, me qëllim të përvetësimit të praktikave më të mira në menaxhimin e fondeve bujqësore, dizajnimin e skemave mbështetëse dhe përmirësimin e qasjes në financa për agrobiznese në kontekstin lokal. Ai zotëron njohuri të avancuara në gjuhët angleze, serbo-kroate dhe njohuri bazike të gjuhës frënge.


I njohur për integritetin dhe profesionalizmin e tij, z. Sylaj mbetet i përkushtuar në avancimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në Republikën e Kosovës. Z. Sylaj është i martuar dhe ka katër fëmijë.

 

 

Luan Sylaj

 

Drejtor Ekzekutiv

Email: luan.sylaj@rks-gov.net

Telefoni: 038 200 38 869