Drejtorati i Financave
- Përgatitë propozimet buxhetore.
- Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të Agjencisë për Zhvillim e Bujqësisë.
- Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor.
- Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore.
- Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies.
- Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.