Misioni dhe Vizioni


Misioni

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë angazhohet për të implementuar programe mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, duke ndjekur procedura të shkruara dhe të standardizuara, të cilat mbështeten në kuadrin IPARD. Ne jemi të përkushtuar për të realizuar masat e mbështetjes nga programi kombëtar, donatorët dhe, së shpejti, edhe nga programi i para-anëtarësimit për Zhvillim Rural.

Agjencia është përgjegjëse për të menaxhuar procedurat e aplikimit, kontrollit administrativ dhe inspektimeve në terren, si dhe për miratimin dhe ekzekutimin e pagesave për përfituesit.

Vizioni

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë synon të krijojë një lidhje të ngushtë midis fermerëve kosovarë dhe institucioneve kombëtare dhe evropiane, duke kontribuar në forcimin e këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë përmes programeve mbështetëse financiare.

Ne përkushtohemi për të ofruar fermerëve akses të lehtë në fondet për zhvillim në bujqësi dhe zhvillim rural, përmes procedurave të qarta dhe transparente. Agjencia operon nën Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe është agjenci kryesore për zbatimin e programeve të Pagesave Direkte dhe Zhvillimit Rural.

 

Duke u bazuar në kërkesat e me poshtem, mendoj së në web faqen duhet të pubikohen:


Funksioni i AZHB-së

Sipas  nenit 18 të Ligjit  NR.08/L-072 për bujqësi dhe zhvillim rural Agjencia për zhvillimin e bujqësisë, kryen këto funksione: 

- Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (më tutje AZhB) kryen funksionin e Agjencisë së pagesave dhe është përgjegjëse për zbatimin e masave për bujqësi dhe zhvillim rural.

- AZhB, përveç detyrave që dalin nga zbatimi i paragrafit 1 të këtij neni, në mënyrë të veçantë:

- Përgatit dhe publikon thirrje për aplikim për mbështetje publike;

- Pranon, kontrollon dhe procedon aplikacionet e përfituesve;

- Merr vendime dhe lidhë kontrata që përmbajnë të drejtat dhe obligimet e përfituesve;

- Aprovon dhe i kryen pagesat;

- Shqyrton dokumentacionin administrativ dhe kryen kontrolle në terren;

- Ruan dhe menaxhon bazën e të dhënave dhe regjistrat për të cilët është përgjegjëse AZhB-ja, në pajtim me aktet nënligjore;

- Kryen aktivitete të tjera të përcaktuara me akte nënligjore nga zbatimi i paragrafit

- AZhB zbaton programe mbështetëse ndërkombëtare në bujqësi dhe zhvillim rural përveç nëse autorizohet një institucion tjetër publik për zbatimin e programeve mbështetëse sipas aktit të veçantë ligjor.

- AZhB mund të delegojë kompetenca të caktuara për zbatimin e masave nga neni 10 i këtij ligji, tek trupat deleguese përmes kontratës me shkrim. Në asnjë rast nuk mund të delegohen procesi i selektimit dhe kontraktimit të përfituesve, përllogaritjes, zotimet dhe ekzekutimit të pagesave.

- Për qëllimet e këtij neni, trupat deleguese nënkupton, institucionet tjera tek të cilat AZhB delegon kompetenca të përcaktuara sipas paragrafit 4 të këtij neni.

- Ministria me akt nënligjor përcakton kushtet dhe kriteret për delegimin e kompetencave nga paragrafi 4 i këtij neni.

- Detyrat e AZhB-së në lidhje me miratimin, kontraktimin dhe pagesën e projekteve të financuara nga BE duhet të jenë në përputhje me kërkesat e BE-së.