AGJENCIA PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË ANGAZHON SUPERKONTROLLË NË TEREN

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, respektivisht kryeshefi z. Ekrem Gjokaj, bënë të ditur se gjatë këtyre ditëve, kanë angazhuar dy ekipe superkontrollësh në teren. Ekipet në fjalë në përbërje njëri nga tre anëtarë dhe tjetri nga dy, janë duke monituruar nga afër proceset e konrtrollës në teren që janë kryer nga ana e inspektorëve të AZHB-së, përkatësisht  monitorimi i saktësisë dhe validitetit të punës së inspektorëve. Ndërkaq ekipi i dytë janë duke monitoruar punën e inspektorëve në realizimin e vizitave dhe kontrolleve të inspektorëve në implementim të projekteve bujqësore në vend. Nga viti në vit është rritur dukshëm numri i përfituesve të subvencioneve dhe granteve investive në bujqësi, andaj sipas kryeshefit, ka qenë e nevojshme që masës së inspektoratit t’i shtohet edhe një ekip profesionistësh në mënyrë që të evitohen parregullësitë që mund të jenë shfaqur gjatë procesit të punës. AZHB njofton të gjithë aplikuesit dhe përfituesit se gjatë periudhës së ardhshme aktivitetet dhe biznesi i tyre do të publikohen në web-faqen e agjencisë qoftë me video apo edhe me fotografi. Andaj inkurajon qytetarët që të punojnë në zhvillim të bujqësisë në mënyrë që vendi të ketë zhvillim më të mirë ekonomik. 

 

Ndërkaq njofton edhe njëherë të gjithë aplikuesit se për çdo ankesë mund të drejtohen në e-mail adresën:  ankesat.azhb@rks-gov.net