Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë bashkëpunimin e radhës me “Agrando”

Kryeshefi i Agjenicës për Zhvillimin e Bujqësisë z. Ekrem Gjokaj priti në një takim pune përfaqësuesit e kompanisë gjermane “Agrando”, e cila merret me teknologji në sferën e agrokulturës (AgTech), dixhitalizimin e procesit të punës përmes blerjeve dhe prokurimit të fermerëve në Gjermani. Në këtë takim u diskutua për mënyrën e bashkëpunimit dhe avancimit të AZHB-së përmes involvimit në trajnime brenda dhe jashtë vendit.


Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë po merr përmasa të gjëra me ardhjen në detyrë të Kryeshefit Ekzekutiv z. Ekrem Gjokaj. Bashkëpunime të shumta kanë nisur edhe me shumë kompani të ndryshme jashtë vendit. Çdo ditë e më shumë po punohet në dixhitalizim në mënyrë që të lehtësohet puna dhe bashkëpunimi me fermerët. Takimi i radhës u bë me përfaqësuesit e kompanisë gjermane “Agrando”. Kompania në fjalë merret me teknologji në sferën e agrokulturës (AgTech), dixhitalizimin e procesit të punës përmes blerjeve dhe prokurimit të fermerëve në Gjermani. Në këtë takim u diskutua për mënyrën e bashkëpunimit dhe avancimit të AZHB-së përmes involvimit në trajnime brenda dhe jashtë vendit. Vëmendje e posaçme u vu në nevojën për njohuri të reja në bujqësi dhe zhvillim rural, dixhitalizim, përforcimin e procedurave përsa i takon konfliktit të interesit dhe nevojën për performancë të vazhdueshme në përputhshmërinë e procedurave për alokimin e fondeve si dhe monitorimin e vazhdueshëm për uljen e rrezikut të gabimeve në implementim. Kompania “Agrando” ishte themeluar në Munich në vitin 2015 dhe tashmë në 2019-tën ka hapur një zyre në Prishtinë. Sipas përfaqësuesve kompania në fjalë numëron rreth 40 punëtorë dhe në të ardhmen pretendojnë të rrisin numrin deri në 200. z. Gjokaj u nda i kënaqur nga ky takim duke falënderuar për mbështetjen që “Agrando” po jep për AZHB-në. Si start up kompania “Agrando” në Prishtinë, ka realizuar takime të shumta në Komunën e Prishtinës, Qendrën e Inovacionit të Kosovës ICK, si dhe organizata të ndryshme gjermane që operojnë në Kosovë (FES, GIZ) etj.