Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në projekte të reja me GIZ

Kryeshefi ekzekutiv i Agjenicë për Zhvillimin e Bujqësisë z. Ekrem Gjokaj ka pritur në një takim përfaqësuesit e Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, e në veçanti për mundësinë e bashkëpunimit në mes të AZHB – GIZ dhe me Komisionin Europian (KE) për mënyrën e implementimit të skemës IPARD-like.


Kryeshefi ekzekutiv i Agjenicë për Zhvillimin e Bujqësisë z. Ekrem Gjokaj ka pritur në një takim përfaqësuesit e Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, e në veçanti për mundësinë e bashkëpunimit në mes të AZHB – GIZ dhe me Komisionin Europian (KE) për mënyrën e implementimit të skemës IPARD-like. z. Gjokaj u nda i kënaqur duke falënderuar për mbështetjen që GIZ vazhdon të ndihmojë zhvillimin e bujqësisë në Kosovë. Ai më tej ka theksuar për nevojën e bashkëpunimit me GIZ-in, ku nëpërmjet tyre do të mundësohet zbatimi i një prej formave të granteve aleternative siq është skema IPARD-like. Në fakt një nga komponentët e këtij projekti është implementimi i një Skeme investuese të Granteve për zhvillimin e sektorit agro-ushqimor bazuar në përputhjen me rregullat IPARD (IPARD-like). Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë sipas kryeshefit ekzekutiv z. Gjokaj vazhdon të ketë bashkëpunim të frytshëm edhe me Komisionin Europian dhe partnerë tjerë vendorë e ndërkombëtar, ku parashihet të implementohen edhe një sërë projektesh në zhvillim të bujqësisë. Në fund të takimit përfaqësuesit  e GIZ-it u ndanë të kënaqur duke bërë me dije se me anë të këtyre bashkëpunimeve do të rritet ndërgjegjësimi mbi standardet e BE-së, do të forcohet menaxhimi dhe kapaciteti zbatues i këtyre fondeve të ardhshme nëpërmjet GIZ, KE.