AZHB hap periudhën për aplikim për mbështetje në sektorin e blegtorisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural /Agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë do të vazhdojë të mbështes sektorin e blegtorisë, përmes pagesave direkte për qumësht/litër, therrjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjët për majmëri (brojlerët) dhe akuakulturë, ashtu siç parashihet me programin e Pagesave Direkte 2024:
Pagesa Direkte për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë;
Pagesa Direkte për therrjet e raportuara të gjedhit;
Pagesa Direkte për viçat për majmëri;
Pagesa Direkte për akuakulturë;
Pagesa Direkte për zogj për majmëri (brojlerët);
Thirrja për aplikim është hapur sot me 15.01.2025 dhe zgjatë deri me datë 13.02.2025, ora 16:00.
Të gjithë të interesuarit për aplikim mund të njoftohen në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë për të gjitha procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.
Në linkun e mëposhtëm e gjeni edhe Thirrjen për Aplikim, për t'u njoftuar në detaje rreth kritereve që duhet të plotësojnë fermerët/aplikuesit, si dhe detaje tjera për aplikim: https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim