AZHB hap periudhën për aplikim për pagesa direkte për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024
Prishtinë, 1 gusht 2024 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural/Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ka hapur periudhën për aplikim për gjashtëmujorin e Parë të Programit të Pagesave Direkte 2024 për subvencionimin për sasi - kg të grurit të dorëzuar, subvencionimin e pjesshëm për sasinë e plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit të kulturave bujqësore, të cilat përfitojnë subvencionim për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar me: grurë, grurë për prodhimin e farës, elb, thekër, tërshërë, misër, luledielli dhe patate e fasule monokulturë, si dhe Thirrjen për Aplikim për gjashtëmujorin e parë të Programit të Pagesave Direkte 2024 për qumësht sipas cilësisë, therjet e raportuara, viçat për majmëri, akuakulturë dhe zogjtë për majmëri (brojlerët).
Thirrja për aplikim është hapur sot me 01.08.2024 dhe zgjatë deri me datë 01.09.2024 ora 16:00.
Të gjithë të interesuarit për aplikim mund të njoftohen në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë për të gjitha procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.
Në linkun e mëposhtëm e gjeni edhe Thirrjen për Aplikim, për t'u njoftuar në detaje rreth kritereve që duhet të plotësojnë fermerët/aplikuesit, si dhe detaje tjera për aplikim https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim