Drejtorati i Autorizimit të Pagesave organizoj trajnim për fermer
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë mbajti trajnim katër ditor nga 23.10.2017 deri më 01.11.2017 me fermerët përfitues për programin e vitit 2017 për Masën 101 dhe 302.
Qëllimi i trajnimit me fermer ishte ngritja e njohurive të fermereve për përgatitjen e Pakos për Pagesë ( kërkesës për pagesë), afatet e implementimit të projekteve dhe pasojat për mos përmbajtje të afateve.
Janë ftuar në trajnim gjithësejt 356 fermer nga Masa 101 dhe 302 në shtatë grupe dhe janë shperndarë udhëzuesit për përgatitjen e Pakos për Pagesë.
Pjesmarrja e fermerëve përfitues nuk ka qenë e kënaqshme nga se pjesmarrja e fermerëve përfitues ka qenë rreth 50% e të ftuarve.
Pas prezentimit stafi i Drejtorisë së Autorizimit të Pagesave të AZHB-së ka dhënë shpjegime për të gjitha pyetjet e parashtruara si dhe ka shprehë gadishmeri për ofrimin e informatave për ç’do paqartësi për këtë proces.
Nga trajnimi doli konstatimi se ky lloj i trajnimeve është shumë i nevojshëm dhe duhet të praktikohet edhe në të ardhmen.