Informatë
Siq jeni të informuar MBPZHR -AZHB-ka lansuar thirrjen për aplikim për mbeshtetje përmes granteve investive për Programin e Zhvillimit Rural 2019 për të gjithë fermerët dhe ekonomitë bujqësore që duan të merrën me bujqësi dhe zhvillim rural që të aplikojnë në fondin prej 20,500,000.00 (njëzet milionë e pesëqind mijë euro) për mbështetje në disa nënsektorë.
Thirrja vlen për 5 (pesë) masa të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2019.
MASA 101: Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore.
MASA 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore.
MASA 302: Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve.
MASA: Ujitja e tokave bujqësore.
MASA 303: ‘’Përgatitja dhe zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal –Qasja LEADER’’-Për grupet lokale të veprimit (GLV)- të përzgjedhura.
Andaje ju sygjerojmë që përveq informatave që mund ti shkarkoni nga webfaqeja e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, www.azhb-ks.net dhe nga webfaqeja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural www.mbpzhr-ks.net, pastaj zyret rajonale të AZHB-së dhe zyret Komunale për bujqesi ju mund të drejtoheni edhe në zyrën qëndrore të AZHB –së përmes rrjeteve elektorinike siq është emaili çdo ditë pune nga e Hëna deri të Premtën: nga ora 08:00 – 15:00. Për çdo gje që keni nevoj për sqarime për procedura të aplikimit, pastaj dokumentacionin e nevojshem dhe të gjitha procedurat tjera të nevojshme për aplikim deri me datën 20.06.2019.
Për këto informat të nëvojshme për aplikim mundë të drejtohuni përmes emailit: infoaplikimet.azhb@rks-gov.net