Inspektorati i Terenit sukses në punën e Granteve Investive në MBPZHR-AZHB

Prishtinë, 29 prill 2020 - Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, edhe pse në kushtet e krijuara në vend me rastin e përhapjes së pandemisë globale (COVID-19), asnjëherë nuk është ndalur me intensitetin e punës, në mënyrë që t’iu dilet në ndihmë fermerëve të vendit. Gjatë tërë kësaj periudhe stafi i AZHB-së, respektivisht Inspektorati i Terenit vazhdon të jetë aktiv me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve të planifikuara për t’ju dalë në ndihmë fermerëve. Ndërkohë me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Kontrollit z.Florim Shabani falënderon të gjithë ekipet e Inspektoratit të Terenit për gatishmërinë e tyre në punë në këtë kohë pandemie. “U jam mirënjohës dhe falënderues tërë stafit të AZHB-së e veçanërisht ekipeve të Inspektoratit të Terenit, të cilët edhe pse në këtë kohë të vështirë pandemie gjatë muajve mars dhe prill, asnjëherë nuk pushuan së punuari në mënyrë që t’iu dilet në ndihmë fermerëve të vendit” ka thënë z. Shabani. Puna në teren është zhvilluar kryesisht në sektorin e Granteve Investive të MBPZHR – AZHB, e që sipas drejtorit z. Shabani ka rezultuar me mjaftë sukses.