Ka përfunduar afati për aplikim për masat mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural - Grante 2023.

Në thirrjen për aplikim, e cila ishte e hapur, deri dje më 14 dhjetor 2023 ora 16:00, të gjithë të interesuarit, aplikimin kanë mundur  ta bëjnë përmes ueb-modulit online në ueb faqen e AZHB-së www.azhb-ks.net , linku: “Aplikimi online për PZHR” që dërgon në modulin e aplikimit online. 


Sipas të dhënave në sistem, nga  4 Masat (1,3,5, dhe 7), dhe 27 nën masa të Programit të Zhvillimit Rural, numri i aplikacioneve është gjithsej 1 mijë e 877.


Këtë vit,  buxheti për këto masa mbështetëse për zhvillim rural, arrin në 24,627,000.00 Euro.