Ka përfunduar Kontrolli në Teren i Aplikantëve për Pagesa Direkte

Departamenti i Kontrollit në Teren, pranë Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë/MBPZHR, ka përfunduar Kontrollin  e sivjemë, me ç’rast ka konstatuar se janë arritur normat optimale të kontrollit të parapara me mostrën e kontrollit, duke zbatuar kriteret e parapara me Programin për Pagesa direkte 2023, UA-01/2023 dhe Rregullore tjera të parapara për këtë lloj kontrolli. 

Pas hartimit të Planit Operativ të Kontrollit dhe zhvillimit të trajnimeve dhe Parapërgatitjeve të gjithanshme, Departamenti i Kontrollit në Teren, pas Kontrolleve të Realizuara Administrative nga Departamenti i Pagesave Direkte, sipas Normës së Përcaktuar Paraprakisht me Vendimin e Ministrit të MBPZHR, z. Faton Peci, ka pranuar gjithsejt 10 mijë e 829, Aplikant për Kontrollë në teren dhe të gjithë këta aplikant i janë nënshtruar kontrollit në Teren-Vendngjarje, me ç’rast u janë verifikuar të gjitha kulturat e aplikuara për subvencion duke konstatuar të gjeturat dhe hartuar  Raport-Procesverbalet përkatëse, për secilën lëndë - Kulturë të Aplikuar.

Kontrolli është kryer me një kontogjent mesatar prej 13 ekipesh kontrolli, me një mesatare kontrolli prej 6 lëndësh në ditë.

Me gjithë vështirësitë që paraqet kontrolli në teren i Pagesave Direkte dhe poashtu llojeve tjera të kontrolleve të zhvilluara paralelisht, resurseve të limituara dhe mangësive nga aplikimi e deri në Raportin e Kontrollit Administrativ, kontrolli në teren për kontigjentin e kërkuar është kryer me sukses, profesionalizëm dhe mbështetur gjithnjë mbi bazën legjislative të miratuar për këtë fushë, për gjithsejt 10 mijë e 829 aplikantë/fermerë.