Kryeshefi Ekzekutiv i AZHB-së z. Elhami Hajdari dhe znj. Suela Popa nënshkruan marrveshje bashkëpunimi
Me qellim të përforcimit të mardhënieve të bashkëpunimit në mes dy Agjencive që merren me mbeshtetjen e fermerëve me grante dhe subvencione me 31 tetor të vitit 2014 Kryeshefi Ekzekutiv i AZHB-së z. Elhami Hajdari dhe znj. Suela Popa nënshkruan marrveshje bashkëpunimi.
Kjo marreveshje ka për qellim thellimin e bashkëpunimit në mes të dy Agjencive për shkembimin e njohurive dhe përvojave ne implementimin e programeve për mbeshtetje, përgatitjen për shfrytëzimin e fondeve të BE, shkembimin e eksperteve, organizimin e takimeve, seminareve dhe vizitave të ndërsjella.
Sipas marrëveshjes të dy agjencitë do ta ndihmojnë njera tjetren në perforcimin e strukturave institucionale si dhe përforcimin e njohurive dhe aftësive të të punësuarve për proceset dhe procedurat për shfrytëzimin e fondeve të BE të bazuara në Politikat e Përbashkëta të Bashkimit Evropian.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes pjesmarrës ishte edhe Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Blerand Stavileci.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjes janë zhvilluar aktivitete për vazhdimin e bashkëpunimit me agjenci të vendeve të tjera të regjionit dhe është finalizuar marrëveshja e bashkëpunimit me Agjencin e Pagesave të Republikës së Kroacisë e cila do të nënshkruhet nga mesi i janarit të vitit 2015 me rastin e vizitës së Kryeshefit Ekzekutiv të AZHB-së në AP në Kroaci.