Marrëveshje bashkëpunimi në mes AZHB-së dhe Postës së Kosovës
Prishtinë, 15 korrik 2016 - Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) dhe Posta e Kosovës kanë lidhur të premten një kontratë për ofrimin e shërbimeve për fermerët aplikues për Grande dhe Subvencione.
Kontrata është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i AZhB-së, Elhami Hajdari dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha.
Fermerët nuk do të kenë më nevojë të shpenzojnë për udhëtim deri te zyrat e AZHB-së në Prishtinë sepse formularët për ankesa do ti marrin, plotësojnë dhe dorëzojnë në zyrën më të afërt postare, qellimi i ofrimit të këtij shërbimi është që të lehtësojmë procedurat e ankimimit dhe kursimin e fermerëve në shpenzime dhe kohë.
Fermerët kosovarë që kanë nevojë për këtë shërbim do të kursejnë edhe kohën duke marrë parasysh se Posta ka rreth 160 zyra postare, në të gjitha komunat, përfshirë edhe në vendbanime rurale.
Qëllimi i të dyja institucioneve është që të ofrojnë shërbime sa më cilësore dhe sa më afër vendbanimit të qytetarëve. Të dy kryshefat janë zotuar se do të angazhohen që bashkëpunimi mes AZHB-së dhe Postës të zgjerohet edhe në fusha të tjera, në dobi të fermerëve të Republikës së Kosovës.
Informatat lidhur me këtë proces mund ti merrni në postë apo në Arkiven e AZHB-së ne këtë nr. tel.038-212-648.