Mbahet konferenca e 4-të e mjedrës në Kosovë

Shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës” organizon konferencën e 4 të mjedrës me moton “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe vizioni për të ardhmen e sektorit të mjedrës” të mbajtur në Prishtinë. Kjo konferencë e mbajtur ditë më parë, është mbështetur nga USAID-i dhe donatorët CARITAS dhe GIZ në Kosovë.  Qëllimi i këtij takimi ishte avansimi dhe bashkëpunimi midis të gjithë akterëve në sektorin e mjedrës, duke krijuar diskutime mbi perspektivat e ardhshme në këtë sektor në Kosovë, si dhe mbledhjen e arritjeve kryesore dhe sfidave me të  cilat ballafaqohet sektori i mjedrës në Kosovë viteve të fundit. Në këtë takim morën pjesë rreth 300 pjesëmarrës, Sami Uka, kryetar i shoqatës “Mjedra e Kosovës”, Isuf Cikaqi Drejtor i Departamentit të Politikave Bujqësore, Ismet Osmani nga kooperativa “Red Gold”, Bejtush Gashi nga “Eurofruti”, Kujtim Lepaja nga “Sektori i Mjedrës në Kosovë, Pawel Krawiec “Sektori i Mjedrës në “Poloni”, Andreas Arnold nga Gjermani “Vështrim i tregut për zinxhirin e vlerës së mjedrës, në Rajonin e Ballkanit”, Agnieszka Orzel Niwa Poloni “Prodhimi i materialit fidanor të mjedrës me cilësi të lartë dhe përparimet e fundit në përmirësimin gjenetik të mjedrës së zezë dhe manaferrës tek Niwa”, Krzysiek Sak Poloni “Zhvillimi i zinxhirit të vlerës së mjedrës një vështrim i prodhimit”, Andrzej Grenda Poloni “Ndikimi i fertigimit në cilësi dhe rendiment tek mjedra vjeshtore”, Pawel Krawiec Poloni “Sëmundjet dhe dëmtuesit kyq që prekin mjedrën dhe kontrolli i tyre”, Mark Wood “Ruajtja e progresit të arritur në sektorin e mjedrës në Kosovë”, Bashkim Osmani nga pika grumbulluese “Laberion” etj. Sipas organizatorëve çdo vit e më shumë kultivimit të mjedrës i kushtohet më shumë rëndësi në vend dhe këto organizime tashmë janë bërë edhe tradicionale.