Ndarja e mjeteve finaciare për subvencione për Pagesa Direkte për Qumësht për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019
Prishtinë, 03 prill 2020 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, respektivisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është përgatitur vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Pagesa Direkte – Qumësht sipas kategorive të cilësisë për gjashtëmujorin e dytë për vitin 2019. Sipas Kryeshefit të AZHB-së, z. Agim Nuha, mjetet financiare në vlerën e përgjithshme prej 806,871.82 euro, ndahen nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve të nën programit Nr. 40100 Departamenti i Politikave Bujqësore dhe Tregjeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. “Mjetet e ndara në vlerën prej 806,871.82 euro janë të dedikuar për 813 fermerë përfitues për pagesa direkte për Qumësht sipas kategorive të cilësisë për gjashtëmujorin e dytë për vitin 2019” ka thënë z. Nuha. Ndonëse sipas tij të gjithë fermerët përfitues në këtë listë, kanë plotësuar kriteret sipas U/A Nr.17/2019 për Pagesa Direkte për Bujqësi për vitin 2019.
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë njofton se përkundër situatës së krijuar në vend me përhapjen e virusit Corona COVID-19, do të punoj në mënyrë që të gjithë fermerët përfitues të subvencionohen me kohë.