Njoftim

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) e ka përfunduar vlerësimin preliminar për projektet që kanë aplikuar në skemën e granteve për nënmasën e pemëve manore. Në webfaqen e MBPZHR-së dhe atë të AZHB-së me datë 07.02.2024 është publikuar lista e projekteve përfituese dhe atyre jopërfituese.

Rezultatet preliminare janë publikuar për këtë masë:

MASA: 1- Investimet në asetet fizike të ekonomive bujqësore

1. Sektori: 1.2-Pemë manore 

Listat e publikuara janë vetëm lista preliminare, ndërsa listat finale të projekteve të miratuara do të finalizohen dhe do të publikohen pas përfundimit të kontrollit të parë në teren dhe afatit të ankesave. Përfitues të mundshëm janë të gjithë ata aplikantë që pas vlerësimit kanë marrë numrin më të lartë të pikëve dhe kanë plotësuar gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe kriteret e pranueshmerise sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.14/2023 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2023 Programit për Zhvillim Rural 2023, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.

Në këtë fazë nuk janë përfitues të mundshëm aplikantët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme për t’u konsideruar përfitues të mundshëm, bazuar në buxhetin e miratuar për këtë sektorë.

Aplikantët që dëshirojnë të marrin më shumë informata mund të drejtohen në zyret e AZHB-së, çdo ditë pune nga ora 10:00-12.00 dhe 13:00 deri 15:00.

Listat e përzgjedhjes mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://azhb-rks.net/repository/docs/2024_02_07_093942_Rezultati_preliminar_i_vleresimit_-__Nenmasa_-_1.2_Peme_manore.pdf