Njoftim për fermer

Ju njoftojmë se email adresa zyrtare ku munden t’i lajmëroni  ndryshimet në fermë pas aplikimit dhe para kontrollit në terren është kjo: ndryshimeneferme.azhb@rks-gov.net

Bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022 Neni 41 pika 5 ku thuhet se:  Aplikuesi / fermeri pas aplikimit dhe para realizimit të kontrollit në terren, në rast se ka ndryshime në fermën e tij për sipërfaqet, numrin, litrat, kg dhe krerët e deklaruar gjatë aplikimit, duhet të informoj AZHB-në në adresën elektronike ndryshimeneferme.azhb@rks-gov.net ose me shkresë të protokolluar në arkiven e AZHB-së.