Njoftim për fermer për thirrjën e dytë për PZHR 2020-2021
Të nderuar fermerë,
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, - Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë sot ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2020-2021 ku kjo përkrahje përmes projekteve investive do të jetë për fermerët në gjithë territorin e Republikës së Kosovës si në vijim:
MASA 101: Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore
a. Sektori 101.2- Pemë manore
b. Sektori 101.2.2- Depo për ruajtjen e pemëve dhe perimeve
c. Sektori 101.3.1- Prodhimi i mishit/rritja e viçave
d. Sektori 101.3.2- Prodhimi i mishit/rritja e derrave
e. Sektori 101.4.1- Prodhimi i qumështit /lopë qumështore
f. Sektori 101.4.1- Prodhimi i qumështit /dele dhe dhi
g. Sektori 101.4.3- Pikat grumbulluese të qumështit
h. Sektori 101.5- Prodhimi i rrushit
i. Sektori 101.6- Prodhimi i vezëve
MASA 302: Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve
a. Nën-masa 302.2- Grumbullimi, përpunimi dhe promovimi i prodhimeve jo drusore të malit
b. Nën-masa 302.5- Zhvillimi i turizmit rural
c. Nën-masa 302.6- Akuakultura/kultivimi i peshkut
MASA 303 : Zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – Qasja LEADER për grupet lokale të veprimit (GLV-të ) e përzgjedhura
Afati për aplikim për masat e shpallura do të zgjasë nga 30.01.2021 deri me 01.03.2021 ne ora 16.00.
Aplikimi bëhet përmes ueb –modulit online në ueb –faqen e AZHB-së www.azhb-ks.net në të gjendet linku ,, Aplikimi online për PZHR” dhe linku është: https://azhb-aplikimet.rks-gov.net. ‘’ që dergon në modulin e aplikimit online.
Në ueb – modul regjistrohen projekti si dhe ngarkohet dokumentet e nevojshme për aplikim.
Gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit, kriteret e pranueshmerise ,kriteret e vlerësimit fushat e investimit mund të informohen në detaje në ueb `faqen e ministrisë www.mbpzhr-ks.net, si dhe në ueb faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë www.azhb-ks.net.
Gjithashtu duke pasur parasysh disa nga sfidat / vështirësitë gjatë procesit të aplikimit, kontrollës administrative dhe vlerësimit të PZHR -2020-21 nga thirrja e kaluar për disa procese po ju sqarojmë/njoftojmë në lidhje me këto çshtje për thirrjen e dytë si në vijim :
Aplikimi Online
Para fillimit të procesit të aplikimit ju këshillojmë që të bëni verifikimin e email adresave aktive dhe funksionale në EFR pasi që janë të domosdoshme për këtë proces duke pasur parasysh që edhe resetimi i fjalëkalimit bëhet përmes këtij emaili për fermerët që e kanë harruar fjalëkalimin .
Gjatë procesit të aplikimit të specifikoni me saktësi masën dhe sektorin përkatës ( psh masa 101,,Investimet në asetet fizike të ekonomive bujqësore’’ Sektori 101.2 -Pemë manore)
Gjatë procesit të aplikimit të keni kujdes në bashkangjitjen e të gjitha dokumenteve të domosdoshme të kërkuara për aplikim për masën dhe sektorin përkatës duke u bazuar në listën e dokumenteve. Gjatë këtij procesi para se të përfundoni aplikimin të verifikoni edhe edhe nje here bashkangjitjen e të gjitha dokumentave dhe specifikimin e kritereve të kërkuara sipas U/A përkatës sepse posa të përfundoni këtë proces nuk ka mundësi për rikthim.
Me përfundimin e procesit të aplikimit, printojeni formularin për aplikim, krijoni një dosje fizike dhe ruajeni për nevoja tuaja dhe të AZHB-së.
Kontrolli administrativ dhe vlerësimi
Plani i Bisnesit
Pasi të përfundoj procesi i aplikimit AZHB-ja do të filloj me kontroll administrativ dhe vlerësim. Një ndër kriteret e pranueshmërisë është dokumenti – Plani i Biznesit ose Projekt Propozimi, modeli i publikuar në webfaqe të AZHB-së, ku gjatë procesit të përpilimit duhet të respektoni plotësisht modelin e përgatitur nga MBPZHR/AZHB, duke trajtuar të gjithë kapitujt e nevojshëm sipas përmbajtjes së listës mbi vlerësimin e planit të biznesit/projekt propozimit të publikuar në Udhëzuesit për Aplikues për masat dhe sektorët përkatës. Mostrajtimi i ndonjë kapitulli është arsye e mjaftueshme për refuzimin e aplikacionit tuaj.
Për vëmendjen tuaj me rastin e përpilimit të planit të biznesit nder të tjera konkretisht rrjedhën e parasë duhet pasur parasyshë se si të hyra duhet të deklarohen vetëm të hyrat nga shitja e prodhimit si rezultat i zbatimit të projektit. Në këtë kolonë mos shkruani të hyra nga burimet tjera si p.sh. të hyra nga prodhimet tjera, pagesat direkte, kredi etj.
Gjithashtu gjatë plotësimit së formularit për mbledhjen e treguesve të monitorimit ( indikatorit) të keni parasyshë që në kolonën “Lloji i treguesit”, te pjesa e ndikimit, rubrikat: 1. Vlera totale e të hyrave pa zbatim të projektit të përputhet me Vlera totale e të hyrave të parashikimi i shpenzimeve dhe të hyrave pa zbatimin e projektit në pjesën e kthimit të investimit (K I); dhe
2. Vlera totale e të hyrave me zbatimin e projektit në formularin për indikator të përputhet me vlerën totale e të hyrave te parashikimi i shpenzimeve dhe të hyrave nëse zbatohet projekti në pjesën e kthimit të investimit (K I)
Kapaciteti prodhues
Te Kapaciteti prodhues në Planin e Biznesit, pervec kapacitetit ne njesi fizike, fermerët duhet ta paraqesin edhe vlerën e parashikuar monetare për kapacitetin prodhues të planifikuar. Kjo duhet gjithashtu të harmonizohet me pjesët/kapitujt tjera ku paraqiten të dhenat financiare
Toka trashegimi - Vija e drejt e gjakut
Në rastet kur fermeri ka lidhje të drejtë të gjakut me pronarin formal të tokës, në aplikacion duhet të bashkangjiten certifikatat e lindjes dhe/apo të vdekjes për të gjithë personat që janë të përfshirë në linjën e gjakut. Për shembull: nëse toka është në emër të gjyshit të aplikuesit, për të dëshmuar pronësinë e tokës duhet të bashkangjiten certifikata e lindjes së aplikuesit, certifikata e lindjes/vdekjes së prindit dhe certifikata e lindjes/vdekjes së gjyshit
Poentimi
Lloji i kriterit - Pronësia ku bëhet investimi – kriteri - toka në emer të aplikuesit - Aplikuesi do t’i marrë pikët sipas këtij kriteri nëse e tërë ferma është në pronësi të tij në tri vjetët e fundit.
Por pasi toka si aset i fermes lidhet me kriterin e vlerësimit për aplikim për t’i marr pikët sipas këtij kriteri tere toka në çertefikaten e pronësis me të gjitha parcelat duhet të jetë së paku tri vite në emër të aplikuesit. Përjashtimisht, në rastet kur fermeri ka rritur fermën si rezultat i shtimit të sipërfaqeve te reja me toke brenda tri viteve te fundit, pra rritja e sipërfaqes nuk nënkupton penalizim për marrje të pikëve sipas këtij kriteri.
Lloji i Kriterit - Gjinia e fermerit – Kriteri Aplikuesi femer Aplikuesi do t’i marrë pikët sipas këtij kriteri nëse e tërë ferma është në pronësi të tij në tri vjetët e fundit.
Por pasi percaktuesi kryesor i fermes është toka si aset për t’i marr pikët sipas këtij kriteri tere toka në çertefikaten e pronesis me të gjitha parcelat duhet të jetë së paku tri vite në emër të aplikueses. Përjashtimisht, në rastet kur fermeri ka rritur fermën si rezultat i shtimit të sipërfaqeve te reja me toke brenda tri viteve te fundit, pra rritja e sipërfaqes nuk nënkupton penalizim për marrje të pikëve sipas këtij kriteri.
Numri identifikues i fermës NIF
Një ekonomi familjare duhet të posedojë vetëm një Numër Identifikues të Fermës NIF
Ekonomi familjare – për nevoja të programit, termi ekonomi familjare nënkupton: të gjithë anëtarët të cilët shfrytëzojnë asete të njëjta bujqësore (toka, mekanizimi, depo, kafshët, shtalla dhe objektet përcjellëse). Ekonomia familjare duhet të ketë vetëm një NIF. Në rast se haset më shumë se një NIF në një ekonomi familjare me asete të njejta aplikacioni refuzohet.
U/A NR. 12/2016 për ndryshimin dhe plotësimin e U/A NR. 07/2011 për regjistrin e Fermereve neni 3 paragrafi 8.5 thotë Një ferme duhet të ketë një NIF dhe paragrafi 8.6 thotë Në rast kur kemi dy ose më shum NIF-a brenda një ferme (me asete të njejta ) . AZHB-ja merr vendim për refuzimin e dy apo me shum femereve .
Skadenca e letërnjoftimit
Të nderuar me rastin e aplikimit duhet të keni parasyshë që letërnjoftimi të jetë me afat. Skadimi i afatit mund të aresyetohet vetem në rastet kur nuk ka mundur të vazhdohet për shkak të pandemisë COVID 19. Në rast se nuk keni letërnjoftim me afat brenda kësaj periudhe mund të ngarkohet edhe pasaporta apo patent shoferi si dokument alternativ.
Periudha e aplikimit
Gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit, kriteret e pranueshmerise ,kriteret e vlerësimit fushat e investimit mund të informohen në detaje në ueb faqen e ministrisë www.mbpzhr-ks.net, si dhe në ueb faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë www.azhb-ks.net.
Gjithashtu për çdo pakjartesi gjate gjithë periudhës së aplikimit ju mund të parashtroni edhe pyetje në email adresen- infoaplikimet.azhb@rks-gov.net.
Me respekt.