NJOFTIM PËR FERMERË
Prishtinë, 12 prill 2024 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zgjatë periudhën për aplikim për Pagesa Direkte (subvencione ) për programin e vitit 2024. Përmes këtij programi do të përkrahen fermerët në gjithë territorin e Kosovës.
Thirrja për aplikim zgjatet nga data 13.04.2024 deri më 29.04.2024 në ora 16.00.
Kjo zgjatje e periudhës për aplikim bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi për arsye të pengesave për aplikim në mungesë të matrikulave për kafshë duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2024.
Gjithashtu njoftojmë Drejtoritë Komunale dhe fermerët se nese nuk arrijn të sigurojnë regjistrin e kafshëve, mund të aplikojnë për kafshë edhe në mungesë të regjistrit të kafsheve me kusht që kafshët të matrikulohen dhe menjëher pas matrikulimit të sjellin regjistrin e kafshëve në AZHB për procedim të aplikacioneve.
Bazuar në paragrafin 2 të nenit 37 të U/A 11/2024 për Pagesa Direkte AZHB “ Gjatë kontrollës administrative nëse konstatohet se ndonjë dokument mungon i lejohet aplikuesit afat shtesë edhe për dhjetë ( 10) ditë pune për kompletimin e dokumentacionit.
Ne rast të mos ofrimit të regjistrit të kafshëve të matrikuluara aplikacioni do të konsiderohet i pakompletuar dhe do të refuzohet.
Të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në web faqen e MBPZHR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZhB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.