Njoftim për fermerë - Bujqësia - dritare e re në platformën shtetërore eKosova
04.02.2025 Prishtinë
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, nga sot ka filluar shërbimin e ofrimit të certifikatës së fermerit dhe aneksin e të dhënave për të gjithë fermerët e regjistruar në platformën e shërbimeve online eKosova.
Në eKosova është krijuar një dritare e veçantë Bujqësia, ku do të ofrohen shërbime online për fermer, dhe në të ardhmen pritet që të ofrohen edhe vendimet e Pagesave Direkte dhe Granteve.
Dritarja Bujqësia në eKosova, do të jetë njëra ndër dritaret/qasjet, në platformën shtetërore, ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.
Për më shumë: https://ekosova.rks-gov.net/Service/52