NJOFTIM PËR FERMERË - THIRRJE PËR APLIKIM
27.12.2024 Prishtinë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, shpallë thirrje për aplikim për disa masa dhe nënmasa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2024. Thirrja për aplikim është hapur për Masën 1 “Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore”, dhe Masën 3, ”Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”.
Investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit përmes Programit për Zhvillim Rural 2024, për këto dy masa arrijnë vlerën prej 18,727,000.00.
Përmes këtij Programi përkrahen projektet investuese të fermerëve dhe agrobizneseve në gjithë territorin e Kosovës.
Për Masën 5: Përgatitja zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – qasja LEADER dhe Masa e menaxhimit të rrezikut në bujqësi - Sigurimet Bujqësore, të interesuarit do të njoftohen përmes thirrjeve të veçanta në kohën e përshtatshme.
MBPZhR përmes PZhR-2024 ka zgjeruar mundësitë e investimeve, duke sjellë risi në masat mbështetëse për sektor, kështu me këtë Program përkrahen për herë të parë investimet në sektorin e drithërave (grurë dhe misër).
Periudha e aplikimit për masat e shpallura do të jetë e hapur nga 27.12.2024 deri me 27.01.2025, në orën 16.00.
Të interesuarit për aplikim mund ta bëjnë këtë përmes ueb - modulit online në webfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), www.azhb-ks.net në linkun “Aplikimi online për PZHR”: https://azhb-aplikimet.rks-gov.net
Aplikuesit në web - modul do të mund të regjistrojnë projektin, si dhe duhet të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim në PDF.
Ndërkaq, gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit, kriteret e pranueshmërisë, kriteret e vlerësimit fushat e investimit, mund t’i marrin në detaje në webfaqen e MBPZhR-së www.mbpzhr-ks.net, , si dhe në webfaqen e AZhBsë www.azhb-ks.net