Njoftim për fermerë - Zgjatet afati për aplikim

24.01.2025 Prishtinë


Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zgjatë afatin  për aplikim deri më 11.02.2025 (e martë). 


Periudha e aplikimit për Masën 1 “Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore”, dhe Masën 3, ”Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, e hapur nga 27.12.2024 deri me 27.01.2025, në orën 16.00, do të vazhdojë deri më 11.02.2025 ora 16:00 (edhe për 15 ditë shtesë), 


Investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit përmes Programit për Zhvillim Rural 2024, për këto dy masa arrijnë vlerën prej 18,727,000.00.


Përmes këtij Programi përkrahen projektet investuese të fermerëve dhe agrobizneseve në gjithë  territorin e Kosovës. 


Për Masën 5: Përgatitja zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal - qasja LEADER dhe Masa e menaxhimit të rrezikut në bujqësi - Sigurimet Bujqësore, të interesuarit do të njoftohen përmes thirrjeve të veçanta në kohën e përshtatshme. 


MBPZhR përmes PZhR-2024 ka zgjeruar mundësitë e investimeve, duke sjellë risi në masat mbështetëse për sektor, kështu që me këtë Program përkrahen për herë të parë investimet në sektorin e drithërave (grurë dhe misër).


Të interesuarit për aplikim mund ta bëjnë aplikimin përmes ueb - modulit online në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), www.azhb-ks.net, në linkun “Aplikimi online për PZHR”: https://azhb-aplikimet.rks-gov.net.


Aplikuesit në ueb - modul do të mund të regjistrojnë projektin, si dhe duhet të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim në PDF.


Të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm, mbesin të njëjta dhe për të gjitha këto, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka përgatitur udhëzues për aplikues, të cilët të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë në uebfaqen: www.azhb-ks.net.


Gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit, kriteret e pranueshmërisë, kriteret e vlerësimit, fushat e investimit, mund t’i marrin në detaje në uebfaqen e MBPZhR-së: www.mbpzhr-ks.net, dhe të AZhB-së: www.azhb-ks.net, si dhe mund të informohen edhe në Zyrat Rajonale të AZHB-së.