NJOFTIM PËR FERMERË - Zgjatet afati për aplikim
13 shkurt 2025, Prishtinë
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zgjatë afatin për aplikim deri më 24.02.2025 (e hënë) ora 16:00.
Periudha e aplikimit, për mbështetjen në sektorin e blegtorisë, përmes pagesave direkte për qumësht/litër, therrjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjët për majmëri (brojlerët) dhe akuakulturë, ashtu siç parashihet me programin e Pagesave Direkte 2024, e hapur nga 15.01.2025 deri me 13.02.2025, në orën 16.00, do të vazhdojë deri më 24.02.2025 ora 16:00 (edhe për 7 ditë shtesë).
Të gjithë të interesuarit për aplikim mund të njoftohen në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë për të gjitha procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.
Në linkun e mëposhtëm e gjeni edhe Thirrjen për Aplikim, për t'u njoftuar në detaje rreth kritereve që duhet të plotësojnë fermerët/aplikuesit, si dhe detaje tjera për aplikim: https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim