Njoftim për fermerë - Zgjatet afati për aplikim

29.04.2025 Prishtinë


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në mbështetje të fermerëve përmes programit të pagesave direkte për vitin 2025, zgjatë afatin  për aplikim deri më 19.05.2025 në ora 16:00 (e hënë).  


Thirrja për aplikim e hapur me 03.04.2025 deri më 02.05.2025, në ora 16:00, (30 ditë kalendarike), do të zgjatet edhe për 15 ditë shtesë.


Mbështetja për fermerët përmes programit për pagesa direkte subvencione 2025, do të bëhet për këto kultura dhe aktivitete bujqësore: 

Sipërfaqet e mbjella me grurë dhe sasinë e prodhuar/dorëzuar të grurit; Sipërfaqet e mbjella me farë të grurit; sipërfaqet e mbjella me elb; sipërfaqet e mbjella me thekër; sipërfaqet e mbjella me tërshërë; për sipërfaqet e mbjella me misër; për sipërfaqet e mbjella me lulediell; për vreshtat ekzistuese të rrushit të verës dhe rrushit të tryezës; për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht; për pemishtet ekzistuese; për sasinë e dorëzuar/shitur te frutave të mjedrës; për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit; për sipërfaqet e mbjella me perime; për prodhimtarinë organike; për bimët mjekësore dhe aromatike; për lopë qumështore; për buallica qumështore; për mëshqerra për riprodhim; për dele dhe dhi qumështore; për bletë; për pula vojse; dhe, për dosa për riprodhim.



Mënyra e aplikimit: 

Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.


Në rastet kur fermerët aplikojnë për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.


Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar nuk do të pranohet për shqyrtim.


Informatat më të hollsishme: Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, mund të merren ne ueb faqen e MBPZHR-se, www.mbpzhr.rks-gov.net, dhe në ueb faqen e AZHB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.


Kjo shtyrje bëhet pas kërkesave të shumta të Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe kërkesave të fermerëve, duke iu mundësuar aplikimin e të gjithë fermerëve, të cilët kanë mbetur, pa aplikuar deri më tani.