NJOFTIM PËR FERMERËT
Prishtinë, 7
korrik 2022 – Ministria
e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për
aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe
Zhvillim Rural për vitin 2022, ku investimet përmes këtij programi kapin vlerën
prej 26 milionë euro. Përmes këtij programi do të përkrahen projektet investive
të fermerëve dhe agrobizneseve në gjithë territorin e Kosovës.
Thirrjet për aplikim janë hapur për Masën 1
“Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore”, Masën 3, ”Investimet në
asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”, Masën 7 “Diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e
bizneseve”, Masën 5 “Përgatitja zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal –
qasja LEADER”,
Investimet e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë
dhe Zhvillimit përmes Programit për Zhvillim Rural 2022 arrijnë vlerën prej
është 26,331,798.00
MBPZhR-ja përmes këtij PZhR-së ka zgjeruar
mundësitë e investimeve, duke sjellë kështu edhe shumë risi në masat
mbështetëse për sektor të ndryshëm bujqësor dhe rural.
Ndryshe, periudha e aplikimit për masat e
shpallura sot (07 korrik), do të jetë e hapur deri më 08 Gusht 2022, në orën
16.00.
Të gjithë të interesuarit aplikim mund ta bëjnë
përmes ueb –modulit online në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë
(AZhB), www.azhb-ks.net në linkun “Aplikimi online për PZHR”: https://azhb-aplikimet.rks-gov.net. Aplikuesit në ueb – modul do të mund të regjistrojnë
projektin, si dhe duhet të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme për
aplikim në PDF.
Ndërkaq, gjatë periudhës për aplikim, fermerët
dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit,
kriteret e provueshmërisë, kriteret e vlerësimit fushat e investimit, mund t’i marrin në detaje
në uebfaqen e MBPZhR-së www.mbpzhr-ks.net, si dhe në uebfaqen e AZhB-së www.azhb-ks.net.
Po ashtu, të gjithë të interesuarit për aplikim
në kuadër të PZhR-së, nëse hasin në ndonjë paqartësi gjatë periudhës së
aplikimit, mund të parashtrojnë pyetje për sqarim në emailin zyrtar, infoaplikimet.azhb@rks-gov.net.