NJOFTIM PËR FERMERËT APLIKANTË PËR PAGESA DIREKTE
Prishtinë, 25 gusht 2020 - Drejtoria e Kontrollit e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton të gjithë fermerët për Pagesa Direkte që çdo ndryshim të gjendjes së masave aplikuese në masat – kulturat e aplikuara për subvencionim në MBPZHR – AZHB, të njoftoni me shkrim AZHB-në. Njoftimi duhet të bëhet para se të vijë ekipi i kontrollit në fermat tuaja.
Gjatë asistimit që i bëni ekipit të kontrollit në terren, të keni të vendosur maskë mbrojtëse për shkak të situatës pandemike në të cilën jemi;
Lënda juaj do të qëndroj 5 ditë pune në terren – te ekipi i kontrollit. Nëse ju nuk i përgjigjeni thirrjes për kontrollë lënda do të kthehet në AZHB dhe nuk do të kontrollohet pa kërkesë të shkruar për arsyen e mosdaljes në kontrollë;
Pengimi i ekipit gjatë punës dhe realizimit të kontrollit do të sanksionohet sipas Ligjeve në fuqi;
Numri Identifikues i Fermerit tek bletaria do të jetë i vendosur me shabllon me përmasa 30 x 12, në trupin e kosheres – jo në kapak, i shënuar me ngjyrë permanente;
Mospajtimet tuaja me vlerësimin e ekipeve në terren, ju mund t’i adresoni tek Komisioni i Ankesave, rastet e të cilëve do të shqyrtohen me seriozitet.