Njoftim për Fermerët përfitues në Masën 101 dhe 302 të vitit 2020
Njoftohën të gjithë Fermerët përfitues në Masën 101 dhe 302 se MBPZHR ka bërë plotësim ndryshimin e U/A- 02/2020 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2020/2021 me U/A nr. 08/2021 me të cilin zgjatet afati për implementimin e projekteve është deri më 04.11.2021.
Të gjithë perfituesit e Masës 101 dhe 302 duhet të përfundojnë investimet me datë 04.11.2021 dhe në afat prej 15 ditësh të përgatisin dokumentacionin dhe të paraqesin Kërkesë për Pagesë pran Zyrave Regjionale të AZHB-së.
Data e fundit për parashtrimin e Kërkesave për Pagesë për të dy masat është 19.11.2021 deri në fund të orarit. Parashtrimi i Kërkesave për Pagesë pas kësaj date do të jetë jasht afatit të percaktuar sipas plotesim ndryshimit të U/A 02/2020 dhe kërkesat e tilla do të refuzohen.
Shih U/A 08/2021 për plotesim ndryshimin e U/A 02/2020 te dates 29.10.2021 ne linkun https://azhb-ks.net/sq/legjislacioni-kombetarnë Web faqes se AZHB-së