Njoftim për përfituesit e granteve të vitit 2019

Prishtinë, 25 qershor 2020 – Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë njofton të gjithë fermerët se pas lehtësimit të masave mbi menaxhimin e COVID-19. Ministri Besian Mustafa, ka shfuqizuar Vendimin Nr. 66/20 të datës 16 mars 2020 për pezullimin e përkohshëm të afateve për implementimin e projekteve përfituese të granteve të vitit 2019. Andaj në bazë të shfuqizimit të këtij vendimi rrjedhja e afateve vazhdon nga data 22.06.2020, sipas kontratave të nënshkruara nga fermerët përfitues të granteve. AZHB – MBPZHR-ja fton të gjithë fermerët përfitues dhe agrobizneset që t’iu përmbahen afateve kohore në mënyrë që fermerët përfitues mos të demtohën për shkak të skadimit të afateve kohore, realizimi i projekteve me kohë do të thotë që përfituesit do të përfitojnë pagesat e tyre sa më parë. Andaj i’u behët thirrje të gjithë përfituesve që të vazhdojnë me punën e tyre të pandalshme në implementim të projekteve të granteve. Megjithë këtë nëpërmjet këtij njoftimi AZHB –ja ju bënë të ditur të gjithë fermerëve përfitues dhe agrobizneseve që t’iu përmbahen afateve procedurale të përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me Nr. 16/2019 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2019, të datës 21.05.2019.