Përfaqësues nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, morën pjesë në Tryezën “Java e Qasjes në Dokumente Publike”

Prishtinë, 27.09.2024


    Në tryezën, “Java e Qasjes në Dokumente Publike” , organizuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, ku ishin të ftuar edhe përfaqësues nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, u diskutua zbatimi i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, duke realizuar të drejtën për qasje dhe informim, e drejtë kjo e garantuar me ligj, Kushtetutë dhe e mbrojtur nga konventa ndërkombëtare. 


Gjithashtu, në Tryezë u theksua Programi i Transparencës që ka për synim rritjen e publikimit proaktiv të dokumenteve publike të institucioneve, një faktor që do të ndikonte direkt në rritjen e llogaridhënies së institucioneve. Ky mekanizëm u tha, se do të shërbejë për ti shmangur kërkesat burokratike për qasje në dokumente publike duke ngritur nivelin e llogaridhënies dhe transparencës në një nivel më të lartë të komunikimit me grupet e interesit. 


Të pranishëm në këtë Tryezë ishin edhe z. Arben Krasniqi, Sekretar i Zyrës së Kryeministrit, Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive, Udhëheqësit e Agjencive Rregullatore, znj. Megan McCormack, Shefe e Divizionit të Qeverisjes në Departamentin e Demokratizimit në OSBE, dhe znj. Jeta Xharra, Drejtoreshë e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).