Publikohen listat e raporteve të përzgjedhjes të PZHR-së 2022

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural -Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka përfunduar vlerësimin preliminar dhe tani janë bërë të ditur edhe raportet e përzgjedhjes për projektet që kanë aplikuar në skemën e granteve për Zhvillim Rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2022 Rezultatet preliminare janë publikuar për këto masa:


MASA: 1 Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin 

e prodhimeve bujqësore


1. Sektori: 1.1-Pemë drufrutore dhe 

2.Sektori: 1.1a Arra dhe Lajthia 


Listat e publikuara janë vetëm lista preliminare, ndërsa listat finale të projekteve të miratuara do të finalizohen dhe do të publikohen pas përfundimit të kontrollit të parë në teren dhe afatit të ankesave. Përfitues të mundshëm janë të gjithë ata aplikantë që pas vlerësimit kanë marrë numrin më të lartë të pikëve dhe kanë plotësuar gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe kriteret e pranueshmerise sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.04/2022 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2022 Programit për Zhvillim Rural 2022, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.

 

Në këtë fazë nuk janë përfitues të mundshëm aplikantët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme për t’u konsideruar përfitues të mundshëm, bazuar në buxhetin e miratuar për këta sektorë.

 

Në rastet kur aplikantët kanë pikë të barabarta, sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.04/2022 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2022, Programit për Zhvillim Rural 2022 , si dhe Udhëzuesit për Aplikantë, përparësi në përzgjedhje kanë pasur aplikantet që ka aplikuar më herët.

 

Aplikantët që nuk e kanë kaluar fazën e vlerësimit administrativ janë të gjithë ata aplikantë që nuk i kanë plotësuar kriteret e pranueshmërisë , sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.04/2022 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2022, Programit për Zhvillim Rural 2022, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.

 

Aplikantët që dëshirojnë të marrin më shumë informata mund të drejtohen në zyret e AZHB-së, çdo ditë pune nga ora 10:00-12.00 dhe 13:00 deri 15:00.

 

Listat e përzgjedhjes mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://azhb-ks.net/sq/raportet-e-perzgjedhjes-listat-e-vleresimit-te-pzhr-se