Publikohen rezultatet preliminare të granteve në bujqësi për disa sektorë
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka përfunduar
vlerësimin preliminar për një pjesë të projekteve që kanë aplikuar në skemën e
granteve për zhvillim rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe
Zhvillimit Rural për vitin 2017.
Rezultatet preliminare janë
publikuar për këto nën-masa:
Masa 101:
NEN-MASA 101.2.a - Sektori i
Serrave
NEN-MASA 101.2.b - Sektori i depo
për ruajtje të perimeve
NEN-MASA 101.3.a - Sektori i
mishit (trashja e viçave)
NEN-MASA 101.3.b - Sektori i
mishit (trashja e zogjeve)
NEN-MASA 101.3.c - Sektori i
mishit (trashja e derrave)
NEN-MASA 101.4.a - Sektori i
qumështit (lopë qumështore)
NEN-MASA 101.4.c - Sektori Pikat
grumbulluese të qumështit
NEN MASA 101.4.b - Sektori
i qumështit (dele dhe dhi)
NEN-MASA 101.6. - Sektori i
vezëve
Masa 302:
NEN-MASA – 302.1 – Prodhimi,
përpunimi dhe promovimi i mjaltit
NEN-MASA- 302.2 - Grumbullimi,
përpunimi dhe promovimi i prodhimeve jo drusore të malit
NEN-MASA- 302.3 - Përpunimi dhe
promovimi i prodhimeve bujqësore të kultivuara
Ujitja e tokave bujqësore
Masa – Ujitja e tokave bujqësore
Ndërkaq, vlerësimi për projektet
e tjera po vazhdon me intensitet të shtuar dhe në përputhje me kriteret e
parapara sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2017 Për Masat dhe
Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2017, Programit
për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2017, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.
Listat preliminare janë të
qasshme për publikun nga sot në ueb faqen e AZHB-së dhe Ministrisë së Bujqësisë,
Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Në funksion të rritjes se
transparencës me fermerët dhe efikasitetit në implementimin e programit
aplikues po informohen përmes SMS-ve për publikimin e rezultateve të
vlerësimeve preliminare dhe po ashtu, ata janë njoftuar edhe me e-mail për
aplikacionin e tyre. Në e-mail atyre iu është dërguar vendimi për aplikacionin
e tyre e po ashtu edhe poentimi që ata kanë arritur. Kjo gjë e përshpejton
procesin e implementimit të programit po ashtu, por më me rendësi e rritë
transparencën me fermerët dhe qytetarin.
Për këto nën-masa që janë
publikuar vlerësimet, sot hapet edhe periudha për ankesat potenciale në afat
prej 15 ditëve, bazuar në nenin 34 të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR)
Nr.02/2017 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural
për vitin 2017.
Të gjithë aplikantët kanë të
drejtë ankese, të cilën duhet ta dorëzojnë në formë të kërkesës për rishqyrtim,
drejtuar Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave, në selinë e AZHB-së.
Gjithashtu, pas shqyrtimit të
ankesave eventuale dhe kontrolleve në terren do të përpilohet lista finale e
projekteve të miratuara, e cila gjithashtu do të publikohet me kohë.
Listat i gjeni në këtë
link:http: http://azhb-ks.net/sq/raportet-e-perzgjedhjes
Me poshtë, ju lutem gjeni edhe
disa sqarime të rëndësishme, në lidhje me procesin e deritanishëm dhe fazat
pasuese, deri në miratimin e listës finale të projekteve të miratuara:
Lista e publikuar është
preliminare dhe nuk është finale. Lista finale e projekteve të miratuara do të
finalizohet dhe do të publikohet pas përfundimit të afatit të ankesave dhe pas
kontrollit të parë në teren.
Në këtë fazë, përfitues të
mundshëm janë të gjithë ata aplikantë që pas vlerësimit kanë marrë numrin më të
lartë të pikëve dhe kanë plotësuar gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas
Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2017 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes
në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2017, Programit për Bujqësi dhe
Zhvillim Rural 2017, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.
Në këtë fazë, nuk janë përfitues
të mundshëm aplikantët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme për t’u
konsideruar përfitues të mundshëm, bazuar në buxhetin e miratuar për këtë
sektorë. Në rastet kur aplikantët kanë pikë të barabarta, sipas Udhëzimit
Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2017 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në
Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2017, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim
Rural 2017, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë, përparësi në përzgjedhje ka
aplikanti që ka aplikuar me herët.
Aplikantët që nuk e kanë kaluar
fazën e vlerësimit administrativ janë të gjithë ata aplikantë që nuk i kanë
plotësuar kriteret e pranueshmërisë , sipas kërkesave të Udhëzimit
Administrativ (MBPZHR)Nr.02/2017 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi
dhe Zhvillim Rural për vitin 2017, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
2017, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.
Aplikuesit e pakënaqur me
rezultatin e vlerësimit kanë të drejtën e ankesës ndaj vendimeve të AZHB-së.
Afati i ankesave, në pajtim me nenin
34 të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2017 Për Masat dhe Kriteret e
Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2017 është 15 ditë nga data
e publikimit të listës preliminare të përfituesve të mundshëm të PZHR. Ankesat
duhet ti drejtohen komisionit për shqyrtimin e ankesave.
Aplikantët që dëshirojnë të
marrim më shumë informata, mund të drejtohen në zyrat e AZHB-së, çdo ditë pune,
nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 13:00 deri në ora 15:00.