Realizohen pagesat e subvencioneve për Qumësht, Akuakulturë dhe Therrjet e raportuara të gjedhit

Prishtinë, 24 dhjejtor 2019 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, respektivisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë realizuar pagesat për fermerët përfitues për Pagesa Direkte (subvencione) për Qumësht sipas cilësisë, Therrjet e raportuara të gjedhit dhe Akuakulturë.

“Nga Departamenti i Thesarit në Ministrinë e Financave, jemi njoftuar se janë realizuar pagesat për përfituesit e Pagesave Direkte (subvencione) për Qumësht sipas cilësisë, Therrjet e raportuara të gjedhit dhe Akuakulturë” ka thënë z. Ekrem Gjokaj, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. 

Ekzekutimet e pagesave janë bërë për këto lista:


Lista e fermerëve përfitues për Blegtori - Qumësht, Akuakulturë, Therrjet e raportuara të gjedhit për persona fizik - gjashtëmujori i I-rë, e cila ka 810 fermerë përfitues në vlerë totale 918,329.98€.

Lista e fermerëve përfitues për Blegtori - Qumësht, Akuakulturë, Therrjet e raportuara të gjedhit për persona juridik - gjashtëmujori i I-rë, e cila ka 38 biznese përfituese në vlerë totale 141,155.82€.

Po ashtu është publikuar edhe lista e dytë e fermerëve përfitues për Blegtori dhe Sipërfaqe për persona juridik, e cila ka 176 fermerë përfitues në vlerë totale 946,079.49€. 

Zyrtarët e Divizionit për Buxhet dhe Financa njoftuan se realizimi i pagesave ka filluar të bëhet që nga data 19.12.2019. 

Totali i pagesave për këtë periudhë është 2005565.29 €, me gjithsej 986 fermerë dhe 38 biznese.