Realizohen pagesat e subvencioneve të fermerëve për Sipërfaqe dhe Blegtori

Prishtinë, 01 nëntor 2019 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, respektivisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë realizuar pagesat për listën e dytë për Pagesa Direkte (subvencione) për Sipërfaqe dhe Blegtori. Numri total i përfituesve për Sipërfaqe është 4376 fermerë, në vlerë totale prej 3,293,404.78 €. Ndërsa numri total i përfituesve për Blegtori është 2948 fermerë, në vlerë 2,590,059.00 €. 

Deri më tani janë realizuar pagesat për rreth 19,500 fermerë në shumën totale prej 17,757,180.20 €. 

Në procedurë-pritje janë edhe rreth 6500 aplikues për të cilët jemi duke pritur raportet nga kontrolli në teren. Në procedurë-pritje  janë aplikuesit për Pagesa Direkte Sipërfaqe dhe Blegtori si dhe aplikuesit pwr Pagesa Direkte Qumësht sipas cilësisë, Therrjet e Raportuara të Gjedhit dhe Akuakulturë për gjashtëmujorin e parë 2019.

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë njofton se për shkak të numrit të madh të përfituesve nëpër lista, pagesat e lartpërmendura do të finalizohen nëpër llogaritë bankare të fermerëve brenda javës.