Realizohen pagesat e subvencioneve të fermerëve për Sipërfaqe dhe Blegtori

Prishtinë, 06 shkurt 2020 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, respektivisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë realizuar pagesat për Pagesa Direkte (subvencione) për Sipërfaqe dhe Blegtori.   

 

Nga Divizioni i Financave na bëjnë të ditur se nga Thesari janë realizuar pagesat për listën e V-të për Pagesa Direkte – Sipërfaqe, me gjithsej 769 fermerë përfitues, me vlerë totale 1,001,265.94 euro. Ndërsa për Pagesa Direkte – Blegtori janë realizuar pagesat për listën e IV-të, me gjithsej 701 fermerë përfitues, në vlerë totale 902,425.00 euro.