Realizohen pagesat për Pagesa Direkte – Qumësht të listës së dytë

Prishtinë, 29 prill 2020 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, respektivisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë realizuar pagesat për fermerët përfitues për Pagesa Direkte – Qumësht sipas cilësisë. Sipas zyrtarëve të Divizionit të Financave në MBPZHR, pagesa nga Thesari është realizuar për Listën e II-të, për 72 fermerë përfitues. Vlera totale e subvencionimit është 81,027.38 euro. Sipas kryeshefit të AZHB-së z.Agim Nuha, puna në këtë agjenci nuk do të ndalet edhe përkundër gjendjes së pandemisë të krijuar në vend. AZHB do të mundohet që gjatë kësaj periudhe t’iu dalë në ndihmë fermerëve në mënyrë që puna e tyre në fushën e bujqësisë të vazhdoj pa ndonjë pengesë. Ndonëse të gjithë fermerët përfitues do të mund të subvencionohen me kohë.