THIRRJE PËR APLIKIM PËR MASËN 5 - Përgatitja dhe zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – qasja LEADER

Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural/Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, shpallëthirrjen për aplikim për Masën5 - Përgatitja dhe zbatimi istrategjive të zhvillimit lokal – qasja LEADER për GLV-të e përzgjedhura për përkrahje me Programin e Zhvillimit Rural2024.

 

Aktivitetet epërkrahura dhe buxheti i paraparë janë paraqitur në tabelën në vijim:

 

Masa 5

Buxheti

Aktiviteti 1 - Përvetësimi i aftësive dhe nxitja e banorëve në territoret e GLV-ve”

70,500

23.5%

Aktiviteti 2a - Funksionalizimi i GLV-ve të përzgjedhura -mbështetja e shpenzimeve operative

128,640

42.88%

Aktiviteti 2b - Përkrahje për zbatimin e SZHL -ve të GLV -ve

100,860

33.62%

Totali i Buxhetit për GLV dhe RrZhR

300,000

100.00%

 

Për procedurat e aplikimit dhedokumentacionin e nevojshëm, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka përgatiturudhëzues për aplikant të cilët do t’i  gjeni në ueb- faqen www.azhb-ks.net dhe www.mbpzhr.rks-gov.net. Poashtu mund të informoheni edhe në Zyret Rajonale të AZHB-së.

 

Thirrja për aplikim është ehapur prej datës 20.05.2025 deri me 20.06.2025 në ora 16:00

 

Aplikimi bëhet përmesueb-modulit online në ueb-faqen e AZHB-së www.azhb-ks.net në të cilën gjendet linku: ,,Aplikimi onlinepër PZHR ‘’ që dërgon në modulin e aplikimit online.

Në  ueb-modul regjistrohet projekti si dhengarkohen  dokumentet e nevojshme përaplikim.

 

Po ashtu, të gjithë të interesuarit përaplikim në kuadër të PZhR-2024, gjatë periudhës së aplikimit, mund tëparashtrojnë pyetje për sqarim në emailin zyrtar, infoaplikimet.azhb@rks-gov.net

 

MBPZHR / AZHB

Adresa:  Bulevardi ,,Dëshmorët e Kombit“ nr. 63 (ish objekti i AAK-së)  10,000 Prishtinë

Nga e hëna deri të premten nga ora 10:00 – 12:00 dhe nga ora 13:00 – 15:00   

ose tel. 038-20038871