U mbajt sesioni informues me fermerë dhe agro-biznese të regjionit të Pejës

Më 8 nëntor 2023 në Pejë është mbajtur sesioni informues me fermerë dhe agro-biznese të rajonit të Pejës për Programin për Zhvillim Rural 2023.


Në këtë sesion informues ku morën pjesë, përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, dhe Departamentit të Politikave të Zhvillimit rural (Autoriteti Menaxhues), janë prezantuar detaje për programin e granteve, kriteret dhe informacionet e nevojshme për aplikim, procedurat e implementimit të projekteve, procedurat e përgatitjes së pakos për pagesë për fermerë, bizneseve agro-ushqimore, bizneseve të turizmit rural dhe Grupeve Lokale të Veprimit.


Përfaqësues nga Agjencia e Zhvillimit të Bujqësisë dhe Autoritetit Menaxhues, kanë treguar gatishmëri dhe janë përgjigjur,  duke shpalosur në detaje programin dhe  procedurat për aplikim, implementim dhe përgatitje te pakos për pagesë, paqartësitë për të cilat kanë shprehur interesim, fermerët, bizneset dhe Grupet Lokale të Veprimit.


Deri më tani, MBPZHR ka mbajtur sesionet informuese, në Komunat:  Ferizaj, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë (sot), dhe ditëve në vijim do të vazhdojë në Komunat: Shtërpcë, Gjilan dhe Prishtinë