Zgjatet afati për aplikim për Projektet e Zhvillimit Rural/ Granteve deri më 28 gusht

Prishtinë, 19 gusht 2020 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që afati për aplikim për Projektet e Zhvillimit Rural 2020-21  të zgjatet deri më 28 gusht 2020 ne ora 16.00.


Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia COVID-19, si dhe kërkesave të fermerëve, Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.


Ndryshe, afati për aplikim për Projektet e Zhvillimit Rural ishte paraparë të mbyllej më 20 gusht 2020 në ora 16:00.