Zv. Drejtori i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, z. Agim Nuha, u prit nga Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku
06 qershor 2024, Prishtinë
Zv. Drejtori i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, z. Agim Nuha, u takua me Komisioneren për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku. Takimi kishte për qëllim diskutimin rreth bashkëpunimit ndër-institucional për promovimin e së drejtës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Zv. Drejtori i AZHB-së, Agim Nuha, falënderoi Komisioneren, Krenare Sogojeva Dërmaku, dhe shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim të suksesshëm mes dy institucioneve për forcimin e llogaridhënies, kërkesave për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale, me theks të veçantë në publikimin proaktiv të dokumenteve publike si dhe garantimin e së drejtës për qasje në dokumente publike.
Në këtë takim morën pjesë edhe përfaquesues të lartë nga Drejtoria për miratimin e projekteve për Zhvillim rural, Drejtoria e pagesave direkte, dhe Zyra për Informim e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.